Simpoziumi Internazional i Arkitekturës dhe i Skulptures, Korçë 10-22 Korrik 2017

Simpoziumi Internazional i Skulpturës dhe Arkitekturës , ditët e Pavilionit të Korçës , Shqiperi 2017

Korça mirëpret përseri edhe këtë vit një nga eventet e shumëpritur të kulturës në  këtë stinë , Simpoziumit te Skulpturës  se Parkut” 2017

Falë suksesit ndërkombëtar të viteve të kaluara, sivjet qyteti i Korçës i hap dyert edicionit të 8-të të Simpoziumit Ndërkombëtar të Skulpturës së Parkut, në një Edizion special i dedikuar Artistëve nga Azia e largët , 5 skulptor nga Japonia, Korea e Jugut, Kina dhe Taiwani do jenë personazhet që do të japin kontributin e tyre artistik me gdhendjen e skupturave të reja në gur  duke i dhuruar qytetit 5 vepra të reja e duke rritur kështu në 52 numrin e punimeve të vendosura në platfomën ekspozuese të skulpturave në hyrjen e parkut “Rinia” dhe në hapësira të ndryshme publike të qytetit. Shumë nga artistët pjesëmarrës janë të afirmuar në arenën ndërkombëtare të artit bashkëkohor .

Bashkia e qytetit  Korçë  është institucioni vendor unik në Shqipëri që ka raportin më miqësor dhe bashkpunues me artistët e arteve pamore.

Në Korçë zhvillohen çdo vit filluar që nga 2008 Simpoziumi Ndërkombëtar “Skulptura e Parkut” që kanë lidhje me emrin e ish Kryetarit të Bashkisë Korçë z.Niko Peleshi si një ndër të paktët drejtues lokalë, intelektualët vizionar, dashamirës i artit ku në bashkpunim me artistin shqiptar Genti Tavanxhiu i dhanë jetë këtij aktiviteti duke ftuar Artistë nga e gjithë bota të cilët i dhuruan ketij qyteti skulptura në gur dhe mermer me karakter monumental modern , duke shënuar kështu një ngjarje historike  në artit shqiptar. Këto vepra të rëndësishme do lënë gjurmë në psikologjinë e artistëve shqiptarë dhe do i ndihmojn ata të dalin jashtë regullave të ngurta të shkollave të Europës lindore figurative.

Një laborator i tille është shumë i rëndësishëm për vetë artistët sepse ndihmon në promovimin e punës dhe në konfrontimin e saj me punime të artistëve të tjerë.

Zhvillimi i tij behet në ambiente e Parkut Rinia dhe  mundëson qytetarët të bëhen spektatorë e të shikojnë se si artistët,  transformojn një bllok guri  në  një vepër arti. Ky është vetëm një nga aspektet e Simpoziumit mbasi zhvillimi i tij konsiston kryesisht në punën e skulptorëve në kontakt të ngushtë njeri me tjetrin ku krijohen njohje e miqësi të reja të cilat mund të kthehen në të ardhmen në bashkëpunime e eksperienca të reja apo thjesht miqësi mes artistëve .

Korça shënon një tjeter Risi këtë vit në historinë e Shqipërisë, Simpoziumi i Arkitekturës që do të organizohet nga data 15-22 korrik , Ditët e Pavilionit në Korçë 2017 .

Kuratoret , arkitekti Jurtin Hajro dhe artisti skulptor Genti Tavanxhiu ideuan Simpoziumin e parë te arkitektures në Shqipëri, duke bashkuar arkitektët dhe skulptorët për një produkt unik artistik. Aktiviteti është mbështetur nga Bashkia e Korçës, Ministria e Kulturës dhe Ambasada Holandeze në Shqipëri.Arkitektura dhe Skulptura si dy disiplina hapësinore që krijojnë artistikisht gjuhën e tyre formale, janë krijuar diku në mënyrë paralele ose mbivendosura mbi njëri-tjetrin. .Pas shumë vitesh të kultivimit dhe promovimit të skulpturës si art publik dhe pas shumë iniciativave të rigjenerimit të hapësirave publike nëpërmjet arkitekturës, Korça bën një vend të përshtatshëm, ku ky dialog ndërdisiplinor mund të vendoset dhe materializohet.

Ky dialog është vendosur në një bazë të përbashkët, për komunikim, për krijimin: Ditët e Pavilionit në Korçë përmes Modelimit të Idesë.

Simpoziumi synon krijimin e skulpturës dhe objekteve të arkitekturës.

Në një nga hapësirat publike të qytetit do të instalohen 4 skulptura dhe 4 struktura të lehta – Pavilionë. Gjatë gjithë këtij konfrontimi është përcjellë ndjeshmëria e cila gjen rrënjë në vlerat estetike urbane në Korçë. Përtej realizimit të objekteve, ngjarja synon të krijojë hapësirat e diskutimit midis arkitektëve, akademikëve skulptorë dhe studentëve të hapur për pjesëmarrje publike.

4 Arkitektët do të vendosin për lidhjen e tyre me 4 Artistë Skulptor, për të krijuar veprat e tyre që komunikojnë me skulpturën në pjesën e caktuar në Parkun e qytetit. Çdo arkitekt do të marrë idenë e skemës nga një skulptor. Dizajni i pavijonit pritet të zërë rrënjë në llojin e lidhjes me skulpturën.

Ideja është që të krijojë një dialog të caktuar midis dy artefakteve dhe të ballafaqohet me dy disiplina në raportet e tyre me publikun.

Një veprimtari e caktuar, e cila mund të përsëritet, mund të bëhet një vlerë dhe pikë tërheqëse jashtëzakonisht e rëndësishme për një qendër qytetesh dhe kulturore siç është Korça, ku marrëdhënia e ndërtimit është përjetuar si një pjesë e rëndësishme e estetikës urbane.

Blerina Mali