Kapriçot në Skulpturë dhe Arkitekturë.

Korça , është i vetmi qytet që i rrëmben skenën e Artit të gjitha qyteteve të tjera dhe vendos të prezantojë kapriço në art dhe arkitekturë , ku jo vetëm tregon se traditat që ka pasur nuk i ka humbur por po i trashëgon duke u bërë pioniere e artit bashkëkohor , zgjon shpresën e të gjithë artistëve për një ndryshim rrënjësor i cili po pritej me kohë.
Promovimi i guximshëm që Bashkia e Korçës po bën në kulturë ka risjellë një debat të ri në pjesën artistike dhe intelektuale të shqiptarëve.
Për të 8-n herë, edhe këtë  vit arrin te jetë në qendër të vëmendjes , ky qytet po mirepret Simpoziumin Ndërkombëtar të Skulpturës duke i dhënë artistëve liri të plotë krimtarie .

Edizion special i dedikuar Artistëve nga Azia e largët , 5 skulptor nga Japonia, Korea e jugut, Kina dhe Taiwani do jenë personazhet e ketij eventi , ku me punimet e tyre do i shtojne  vlerat artistike qytetit.

Kuratori i Simpozimit , Artisti skulptor Genti Tavanxhiu , shprehet se nëseleksionimin e artistëve që kanë marrë pjesë në Simpoziumin e Skulpturës “Korça Park” ideuar nga ish-kryebashkiaku i 2008 të ketij qyteti Z.Niko Peleshi ,është munduar të ftoj në përgjithsi skulptor të njohur në skenën internazionale me karakter hibrid, dmth artiste të lindur në një vend dhe që aktualisht jetojnë ose kanë kaluar  vite  në  nje vend tjetër . Kështu kemi këtë vit Koreanen Jina Lee  e cila jeton dhe  punon në  Australi , apo Japonezin Kei Kanamura i cila ka jetuar  per shumë vite në Itali. Keto artistë kanë përzier  kulturën e tyre me traditat e vendit ku jetojnë duke shfaqur situata  befasuese .

Janë pikërisht keto epiqendra e  interesimit tonë, pasi në perzgjedhjen e artistëve pjesemarres jam kunder konformizmit sidomos ne art pamor që nuk e pranon vetë ky zhaner krijues..  – shprehet Tavanxhiu.

Në muajin Korrik 10-22 , 2017 Parku Rinia do të kthehet në një studio në natyrë , ku jo vetëem do krijohen veprat artistike  që do ti mbeten qytetit duke  quar kështu në 47 numrin e tyre , por edhe qytetarët  mund te shijojne nga afer realizimin  e skulpturave .

Pak  fjalë rreth kuratorit Genti Tavanxhiu , Artisti skulptor me origjinë shqiptare me famë interkontinentale , ku me veprat e tij është bërë skulptori shkodran më i njohur në botë ,  me një karriere tashmë 20 vjecare tepër të  sukseshme i cili konkurron me artistët  më të famshëm të kësaj fushe, kthehet fitues  i çmimit të  parë nga simpoziumi i Tehranit në Iran 2017 , ku u përzgjodh nga 35 artiste  internazional . Karriera e  tij këtë  vit vazhdon më tej ku do e qojnë në Taiwan, Luksenburg, Cipro , Itali .

është menaxher i AIESM (Shoqata Ndërkombëtare për Ngjarjet Monumentale të Skulptures) në Shqipëri dhe agjent në Itali, si dhe anëtarë i ISSA (Aleanzës tëSimpoziumeve Internazionale të Skulptures) në Tongling të Kinës. Në dy dekadat e fundit ka qënë pjesë e ekspozitave të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare, duke ju dhënë disa çmime.

Tavanxhiu organizoi, koordinoi dhe drejtoi tetë simpoziume skulpture ndërkombëtare në Korçë (Shqipëri), një në Elbasan (Shqipëri) dhe tre simpoziume në travertin, në Spinetoli (Itali), dhe për herë të parë në historinë e Shqipërisëështë pjesë e grupit organizues të Simpoziumin të Arkitekturës, Projekti i cili miratohet edhe nga Ministria e Kulturës së Shqipërise

Skulpturat e tij monumentale janë të pranishme në shumë vende publike dhe koleksione private në SHBA, Shqipëri, Gjermani, Spanjë, Portugali, Zvicër, Itali, Francë, Rumania, Mali i Zi, Qipro, Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kina, Japonia, Egjipti, Siria, Irani , Izrael dhe Tawain.

 

Blerina Mali