Ide – Enderr –Kapriço

Binomi : Politikë – Art , abstrakt sa dhe realist , ecin bashkarisht pranë njëra tjetrës .
Të bësh politikë nuk është vetem të jesh në shërbim të popullit e tu kushtohesh problemeve sociale , por të krijosh edhe evente kulturore , pasi kultura jo vetëm e edukon një popull por edhe e qytetëron .
Këtë vit pas një bashkpunimi 2 vjeçarë diskutimesh , arritëm të bëjmë realitet një :
Ide – Enderr – Kapriço sa abstrakte po aq dhe intriguese .
Skulptura në Arkitekturë / Arkitektura në Skulpturë, Modelimi i Idesë në Korçë – u ideua nga Artisti Genti Tavanxhiu dhe Arkitekti Jurtin Hajro .
Artisti dhe Arkitekti shtyhen më tej duke kaluar limitet e njerës apo tjetrit zhanër , duke e kthyer bashkupunimin e tyre në një kapriço , ku aktoret kësaj rradhe janë 5 Skulptorë nga Asia e Largët dhe 5 Arkitektë . Ky dialog , vendoset në një platformë të perbashket që sjell komunikim, bashkëpunim, krijim, ne qytetin e Korçes, duke shenuar per herë te parë në historine e Shqiperise një tjeter Event Unik , Simpoziuimin e Skulpturës dhe te Arkitekturës . Projekti u miratuar nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia Korçë.
Për 8 vite rradhasi kemi kuruar Simpoziumin e Skulptures i cili ka ngjalllur mjaftë interes edhe nga publiku shqiptar, jo vetëm ai korçar .
Bashkia e qytetit i Korçës është institucioni vendor unik në Shqipëri që ka raportin më miqësor dhe bashkpunues me artistët e arteve pamore.
Në Korçë zhvillohen çdo vit filluar që nga viti 2008 Simpoziumi Ndërkombëtar i “Skulptura e parkut” që kanë lidhje me emrin e ish Kryetarit të Bashkisë Korçë z.Niko Peleshi si një ndër të paktët drejtues lokalë, intelektualët vizionar, dashamirës i artit ku ne bashkpunim me artistin shqiptar Genti Tavanxhiu ftuan Artistë nga e gjithe bota të cilet vendosën skulptura publike në gur dhe mermer me karakter monumental modern .
Kjo është një ngjarje historike për Shqiperine dhe për historinë e artit shqiptar.
Pas vitesh tradite në kultivimin e skulpturës si art publik, dhe pas nismash të shumta rigjeneruese të hapësirave publike nëpërmjet arkitekturës, Korça përbën vendin ku mund të bazohet dialogu ndërdisiplinor,duke gjetur aty përballjen e tyre konkrete formale.
Arkitektura dhe Skulptura përbëjnë dy disiplina hapësinore të cilat ndërtojnë një gjuhë shpeshherë paralele apo dhe të mbivendosur. Kufiri mes tyre sa vjen e shkrihet, ndoshta në mënyrë edhe të pavetëdijshme, ndërkohë që në perceptimin vizual të bashkëkohores përballemi me krijime interferuese që nuk mund të përkufizohen më aq qartë.
Në Shqipëri mund të vërehet se këto dy disiplina kanë mundur të shprehen kryesisht në përfundim të proceseve thelbësisht të ndryshme: skulptura është menduar dhe zhvilluar e lirë në organizime krijuese të tilla si simpoziumet apo ekspozita, ndërkohë që arkitektura është zhvilluar e udhëzuar/kufizuar në projektim e ndërtim.
Ndërkohë që ndërkombëtarisht këto dy disiplina përballen në fronte, ku nëpërmjët idesë së modeluar, veshtirë ndahen nga njëra-tjetra.
Pas vitesh tradite në kultivimin e skulpturës si art publik, dhe pas nismash të shumta rigjeneruese të hapësirave publike nëpërmjet arkitekturës, Korça përbën vendin ku mund të bazohet dialogu ndërdisiplinor, duke gjetur aty përballjen e tyre konkrete.

Blerina Mali