Genti Tavanxhiu, Solo Exhibition “Enderrat e Mes-Dheut”, Prishtine (Kosovo) 2020

NJE EKSPOZITE per tu mos humbur eshte edhe ajo e artistit Genti Tavanxhiu, qe do zhvillohet ne Galerine Da Vinci.

Te kalosh pak kohe ne nje ekspozite arti, eshte kura me e mire  per te qetesuar shpirtin dhe mendjen.,  dhe  te ndihmon per te thyer monotonine ditore.
Nje ekspozite te ofron mundesine te zhvillosh nje rrugetim ne hapesiren e lire, udhehequr nga emozioni, per te zbuluar te bukuren, si ndermjet skulptures me format e saj te ndryshme te gdhendura me kujdes dhe pasion, apo pikturave te pasura me kolorit.

Galeria Da vinci e vendosur ne Prishtine, ka hapur dyert e saj per publikun ne muajin Dhjetor 2019, pikesynon per te goditur panoramen e artit bashkohor, me nje fryme te re e me tendencen per te mbuluar kerkesen mbi nje treg i cili vrapon per te fituar kohen qe ka humbur duke tregur me dinjitet e aftesi  per te terhequr  dhe vleresuar  talentet.
Artisti Faton Kryeziu me stafin e tij, fton dhe hap veprimtarine e saj artistike 2020 me nje ekspozite vetjake te Artistit shqiptar me banim ne Itali Genti Tavanxhiu, I cili i prezantohet per here te pare publikut kosovar, me rreth 30 punime, koleksion i formuar nga piktura ku mbizoterojne penelatat e forta me kolorit te pasur dhe  skulptura ne materiale te ndryshme mermeri dhe druri plot pasion, rezultat jo vetem i  rrugetimit te tij personal plot eksperienca te shumta nderkombetare por edhe frut i studimeve disa vjecare .
Ekspozita “Enderrat e Mes-Dheut” do qendroje e hapur  rreth 1 muaj.

Te gjitha veprat e ekspozuara jane kompozime. Ky zhander i veshtire perplas artistin me publikun ne nje shfaqje direkte. Veprat ndjekin nje fill te padukshmem ne realitet, por ne nje qendrim pothuajse metafizik ato udhetojne ne periudha te ndryshme kohore te historis se artit.Disa prej tyre jane “Cover”, nje seri e vecante e rezervuar per disa vepra te perzgjedhura  dhe te seleksionuara me shume kujdes nga historia e artit.
Dasma Shkodrane e Idromenos  paraqitet ne disa versione dhe permasa te ndryshme, ku artisti e shfaq ate ne nje kontekst krejt ndyshe, me bashkekohor , me “nota” virtuale dhe efekte futuriste duke e zhvendosur totalisht kendveshtrimin mbi kompozimin e Koles,..
Protagoniste “viktime”e rradhes Cover eshte nje tjeter veper e famshme “les Amants” e Rene Magritte, ne kete tabllo artisti fton shikuesin te zbuloje forcen ekspresive te shenjave  grafike ne nje arkitekture ngjyrash te cilat vallezojne  me akrobacira komplekse duke u shkrire here pas here me sfondin dhe ne disa fragmente me shpejtesi shenjat nenvizojne  karakterin e portreteve.

Tek skulptura, edhe pse permasat jane me te vogla, e me nje kontekst erotik ato nuk jane banale, perkundrazi shprehin me harmoni bukurine e skulptures klasike  ne kontekst te ri dhe koherent. Fragmentet paraqiten me permasa mbi reale, fokusojne gjestet e gdhendura me shume kujdes te cilat mbartin leximin e figures komplete.

U bene vite tashme, qe ndjek nga afer krimtarine e artistit Genti Tavanxhiu, dhe mrekullohem duke e vezhguar evolimin e artit tei tij, ku vit pas viti mbizoteron pjekja profesionale, mencuria dhe dituria  e shpirtit, ku me aq perkushtim e pasion, kuron me vemendje te plote cdo detaj nga materiali, forma apo ngjyra, I kujdeshem ne ide dhe estetike, duke e bere vepren  unike, abstrakte apo konkrete, te pavdekshem ne perjetesi.

Artistet e sotshem nuk jane me te izoluar si dikur, i gjeme kudo, jane pjese e jetes tone te perditshme sociale,  bejne te njejten jete si ne, ato jane persona special me  nje virtyt  me shume, kane kapacitetin te  shnderrojne fragmentet e jetes, (objektet, kafshet, njerezit , peisazhet, dhimbjen/dashurine/ gezimin, qiellin e toke)  ne nje tabllo, skulpture, apo fotografi , ku vetem nje linje, nje njolle ngjyre, nje forme, nje hije personi arrijne te trasmetojne esenzen e asaj qe shohin dhe ndjenje,  te kodifikuar , duke na ngjallur emozione, sensanzione dhe riflektim.

admin
Solo Exhibition