For Me. Marble h 275 cm. BenQ Art Fondation. Taiwan

Simpoziumi i skulptures, ku artisti Genti Tavanxhiu eshte përzgjedhur, mes 260 artistëve të cilët konkurruan në shkallë ndërkombëtare, përmban me sukses tashmë edicione të shumta në ishullin e largët të Azisë. Vepra me të cilën u prezantua në bienalen e BenQ-s në Taiwan është pjesë e koleksionit 2019. Ajo është vazhdimësi e serisë së skulpturave, të cilat kanë karakterizuar karrierën e tij artistike në vitet e fundit dhe gjithashtu ka theksuar stilistikën e tij duke formuar një profil personal.

Skulptura titullohet “Për vete”, por skulptori Genti Tavanxhiu tregon se ka disa arsye dhe titulli. “Ndërmjet artit shprehim atë që ndjejmë pavarësisht nga kërkesat e një publiku, pasi parimet që karakterizojnë një vepër arti lindin pikërisht nga kërkesat personale e artistit, dhe jo nga ajo që “kërkohet”. I lirë nga imponimet, arti shprehet në forma më efikase dhe plotëson kërkesën për të promovuar të renë”, tregon skulptori.

admin
Solo Exhibition