Damnàtie Memoriae – SOLO EXHBITION, ART BY GENTI TAVANXHIU
Kultura nuk ndalet, asnje rrethane smund te ndal fluturimin dhe shpirtin e artistit..Kete rradhe pandemia ishte shkaku i devijimit te frymes artistike, drejt nje rryme tjeter..Pikture e errët e dramatike qe pershtatej me se miri me vendin ne te cilen zgjodhem qe ta paraqesim.
Kush Harron te shkuaren eshte I denuar ta perserise ate. Kush hesht ne demokraci zgjohet ne diktature…Shume nga keto shprehje me vijne nder mend keto dite….Artisti shpesh here sjell termet ne art, citonte diku Kadaraje..mese e vertete…Do ju prezantojme me koleksionin e ri te Genti Tavanxhiu, vepra te realizuara gjate kesaj periudhe pandemie, jo normale per gjithe globin dhe qe paten nje ndikim mjaft te forte edhe ne sensibiletetin e artistit. Behu edhe ti pjese e diskutimit, nje ide krejt ndryshe, nje risi unike per vete qytetin, qe s duhet humbur.
Per here te pare artisti Genti Tavanxhiu i kthehet vendlidjes me nje ekspozite vetjake, me nje ide krejt ndryshe, qe ndryshon totalisht nga vete krimtaria e tij e ketyre 25 viteve eksperience e karriere.
Imazhet e ndaluara apo kumtet që duhet të fshiheshin nga nata e gjatë mbushur me tmerr. Thellësisht e ngjyrosur me nuancat e dramës, të cilat në raste të tilla pa dyshim lënë në memorien kolektive një trandje! Ekspozita përfaqet në trajta të mitizuara, sikur t’i përkiste një periudhe të dyshimtë të zhytur në pluhurin e harresës, por aq e pranishme në qeniet tona sa e pashmangshme. Fjalë të shoqëruara me shikime, që në qasje direkte kërkojnë shtrirje në memorie dhe duhet të jenë të kapshme duke kallur ndrojtjen! Materializimi i tyre ka qenë përherë thuajse tabu dhe po ashtu paraqitet ende sot në shfaqjen makabre në Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës. Hapsira të tilla tashmë janë të vendosura në qytete të ndryshme të Shqipërisë, që megjithë natyrën ushtarake bartin në vetvete dhe viktimat e ilustruara me mëshirë dhe tmerr nga fakte dhe dorëshkrime, foto e dokumenta të ndryshëm. Ndërhyrja dhe prania artistike! Pikturuar me ngjyra, herë në letër e herë në beze, me një penel aq drithërues sa dhe ngulmues, figurat dalin nga hija e errët për t’u fiksuar si shejza në një natë pa hënë! Arsyeja qëndron në faktin metafizik, shkëputur nga “Pallati i ëndrrave” të Kadaresë, ku përshkruhet skena në të cilën Macja e Zezë ka rrëmbyer hënën..I.Kadare; Pallati i ëndrrave. “Një mace e zezë kishte kapur në gojë hënën dhe vraponte e ndjekur nga zhurma. Gjithë udhës nga ikte, dukeshin gjurmët e hënës së plagosur” Përmbushja e materializuar në letër thërret artistin për të skalitur tiparet e egërsirës me tri këmbë, personifikuar me Sfinksin Eris të Marsit. Sfinksi mbillte sherr ngado dhe vraponte ta përhapte sa më shpejtë atë… Gjendje… Dhoma e parë, hyrje në botën e askujt… tokë pa tokë! Pastaj, burgu me qelitë e ngushta dhe të rreshtuara sa më ngjeshur, sikur çdo cm katror do shërbente në përmbajtjen e një jete të pamjaftueshme për të shuar urinë e xhelatëve! Diku, në mes të hollit kërcënues dhe të shurdhër, në krah të majtë të linjës së qelive, ndodhet hyrja. Tutje, një shteg të përudhë tek hetuesia… Në gjysmerrësirën e zhveshur, kërcënuese, nënkuptohet tejzgjatja kohore në pafundësi, ankthi….Një hapsirë tmerri e thellë, ku tashmë drita ka humbur praninë e saj… Ngjarjet pothuajse shpaliten nga një penelatë e gjërë zhuli, ngjyrë gri që përshkon rrashtën! Zhurmat nuk janë më, por ato sundojnë mendjen e qenieve që sillen të mpira në qeli… Drama është kobndjellëse! Ajo qëndron përballë e heshtur, hermetike, klaustrifobike, kontradiktore e flligët, shporuese, marrëzuese e paarsyeshme, e ndarë, kryeneçe dhe e nevojshme në logjikën e saj të sëmurë…”Nega Totum”!!! E zezë, e shurdhër, me nuanca të përhirta, një rozë e lehtë e përzier me neveri në e mishit të zhveshur, qarkuar mavi, të bardhat të përlyera, ku shfaqja asnjëherë nuk qëndron në shkëlqimin e saj të plotë, të padamkosur, e palarë, thyer me të zezë, gama e shtrirë e grisë, përzierja me pluhurin e tokës, uji i pandërruar, i ndenjur, i qelbur, i thartë, psikologjia, karakteri, vështrimi, humbja e shikimit, largësia e bebes së syrit, kafsha insekt, fikse e palëvizshme në vrapimin e saj, tripode me bisht, ujkonjë, kimerë e përçudur, zvarritëse, e mbrapsht këmbekrye! Skema e burg-terrorit në Shkodër dhe shtjellimi artistik. Përballja me një situatë të këtillë, sa dramatike aq dhe mizore, në mendjen e artistit do ndrçojë një rrugëtim. Ai do të shëmbëllehet i frikshëm në imazhe të shpërfytyruara, të përziera, forma që dalin nga thellësia e një mjegulle të zymtë, të verbër, të shurdhër, memece, por me instinkte të arkaneve primordiale! Ekspozita… përmes së cilës autori shpreh me veprat e tij (kryesisht vepra në pikturë) një koncept personal rreth përshkrimit të natyrës së errët që ka bartur ky vend dhe ilustrimin tërthorazi të figurës së xhelatit duke përçuar edhe një herë qasjen sëbashku me tmerrin dhe tronditjen e pësuar nga regjimi në fuqi asokohe ndaj bashkëkombasve!
Shkruar nga Genti Tavanxhiu


