Artisti shqiptar, Genti Tavanxhiu, vlersohet me çmimin e parë

18447615_1952451891447562_2930834371368712656_n

Artisti shqiptar, Genti Tavanxhiu, vlersohet me çmimin e parë në edicionin e tetë të Simpoziumit Ndërkombëtar të Skulpturës në Teheran me skulpturën “Fragile”
Fragile, eshte punimi i fundit i artistit i gdhendur ne gur 280cm  i lartë ku methjeshtësinë dhe pastërtinë e formës trasmeton Ritmin që është shpërndarë me anë të formave gjeometrike të paraqitur në formë amorfe eliptike e  udhëton në një harmoni të ngjashme me bioritëm, formë elegante dhe në të njëjtën kohë e brishtë . Abstrakte. Me disqet e saj të mbivendosura ovale njëra mbi tjetrën, në ekuilibër që, bazuar në kërkimet personale artistike, është në gjendje të transmetojë një kod estetikë dhe harmoni të përsosur. Skulptura, pavarësisht vëllimit të saj prej guri, duket e lehtë falë vrimës në pjesën e poshtme. Aksi qendror nuk plotëson strukturën e ngurtë të monolitit, por është decentralizuar duke rritur kështu dinamizmin dhe tensionin diagonal.

Artisti preferon punimin e gurit për të realizuar skulpturën pasi  ky materialështë i pandryshueshëm në kohë, përfaqëson konkretësi dhe  mban energji pozitive. Është e qartë se realizimi i çdo ideje në material të ngurtë kërkon përvojë të gjatë.

Tavanxhiu artistikisht, kërkon një formë të pastër. Stili i tij shprehet ne  një gjuhë abstrakte me tendenca minimaliste, ndonjëherë duke përdorur simbole dhe linja me ndikim të menjëhershëm, dhe duke ruajtur thjeshtesine e formes . Forca e angazhuar në marrëdhëniet e tyre me planet më të gjera ka ndërtuar karakteristikat e punës se tij , duke punuar vazhdimisht që të ketë një formë shprehjeje që çdo herë ndryshon.  Ai nuk beson në rastësi, por është i  bindur se ajo që ai do të shpreh nëpërmjet artit është rezultat i pjekur dhe logjike i nje mendimi .
Udhëtimet  jane nje  mundësi e madhe për rritje, te hapin mendjen, kontakti  me botën, me njerëz, me situatat e çuditshme,jane te rendesishme per të pasur një vizion në shkallë globale dhe per tu pjekur ne krimtari . Edukimi në vende të ndryshme ka formuar performancën e tij  artistike si një zhanër hibrid . Krijimtarinë e tij  lind nga të gjitha këto sasi të energjisë të akumuluara , shfaqet gradualisht duke formuar një stil me pamjen e një abstraksion ekspresiv, një gjuhë indirekte . Elementet që e bëjnë shprehjen e tij  kanë ndikim ndërkombëtar nga të gjitha kulturat, sepse rrënjët e studimet bazohen në psikologjinë njerëzore.

Artisti skulptor me origjinë shqiptare me famë interkontinentale , ku me veprat e tij është bërë skulptori shkodran më i njohur në botë ,  me një karriere tashmë 20 vjecare tepër të  sukseshme i cili konkurron me artistët  më të famshëm të kësaj fushe është nderuar me çmimin e parë të skulpturës në Teheran. Me veprën që ai e ka realizuar gjatë kohës sa u mbajt simpoziumi. Dymbëdhjetë skulptorë të huaj dhe pesë iranianë kanë qenë pjesë e konkurrencës finale. Organizuar çdo vit nga Bashkia e Tehranit,  simpozium synon të ndihmojë ne  zbukurimin e  qytetin dhe mjedisin urban si dhe të familjarizojë qytetarët me procesin e krijimit te artit pamor modern .

Genti Tavanxhiu është një nga shqiptarët e Italisë, i mirënjohur me arritjet e tij në fushën e skulpturës monumentale, i vlerësuar në ekspozita e simpoziume kombëtare e ndërkombëtare .

Nuk eshte hera e pare qe ai triumfon . Tavanxhiu eshte fitues i 2 cmimeve te para ne vitin 2016 e 2015 ne 2 ekspozita arti ne Itali . Skulpturat e tij monumentale janë të pranishme në shumë sheshe publike në SHBA, Shqipëri, Gjermani, Spanjë, Portugali, Zvicër, Itali, Francë, Rumania, Mali i Zi, Qipro, Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kina, Japonia, Egjipti, Siria, Irani , Izrael dhe Tawain,. Pas shumë vitesh pune e suksesi në Itali, pas shumë eksperiencash të grumbulluara në evenimente kombëtare e ndërkombëtare, skulptori Genti Tavanxhiu në bashkëpunim me qendrën e kulturës “Vangjush Mio”, Korçë zhvillon çdo vit në qytetin e Korçës Simpoziumin e Skulpturës e cila  ka terhequr jo pak vëmendje për 47 veprat e artistëve pjesëmarrës të ftuar në 7 edizionet e kaluara.

 

Karriera e  tij këtë  vit vazhdon më tej ku do e qojnë në Taiwan, Luksenburg, Cipro , Itali, Kine.

Blerina Mali