Monthly Archives: Dicembre 2018

9th International Sculpture Symposium Korça Park 2018

Simpoziumit i 9-të Ndërkombëtar i  Skulpturës “Korça Park” 2018

Për të nëntën herë, qyteti i Korçës, mirëpriti simpoziumin “Skulptura e Parkut”, e kthyer tashmë në një traditë e bukur që i dhuron qytetit veprat e artit të krijuara nga artistët e ftuar. Punimet e 6 artistëve ju shtuan Galerisë Natyrore të Skulpturave në park, duke e pasuruar fondin e saj  të konceptuar si muze i artit bashkëkohor.

Artistet nga Maqedonia, Greqia, Japonia, Zelanda e Re, Gjermania dhe Shqipëria,  dhanë kontributin e tyre artistik me gdhendjen e skupturave të reja në gur, të cilat iu dhuruan qytetit  të Korçes duke arritur kështu në 58 vepra origjinale arti të vendosura në platfomën ekspozuese të skulpturave në hyrjen e parkut “Rinia” si dhe në hapësira të ndryshme publike të qytetit.. Shumë nga artistët pjesëmarrës janë të afirmuar në arenën ndërkombëtare të artit bashkëkohor .

Ky aktivitet nisi nga idea e skulptorit të mirënjohur me aktivitet ndërkombëtar, Genti Tavanxhiu . Si kurator i aktivitetit, ai ka theksuar se “Ky simpozium është një mundësi e mirë e bashkëpunimit mes artistëve si dhe mundëson qytetarët të bëhen spektatorë e të shikojnë se si trasformohet një bllok guri  në  një vepër arti.

Në Korçë Simpoziumi Ndërkombëtar “Skulptura e Parkut” ka filluar në 2008, ka lidhje me emrin e ish Kryetarit të Bashkisë Korçë z.Niko Peleshi si një ndër të paktët drejtues lokalë, intelektualët vizionar, dashamirës i artit ku në bashkpunim me artistin shqiptar Genti Tavanxhiu i dhanë jetë këtij aktiviteti duke ftuar artistë nga e gjithë bota të cilët i dhuruan ketij qyteti skulptura në gur dhe mermer me karakter monumental modern, duke shënuar kështu një ngjarje historike  në artit shqiptar. Këto vepra të rëndësishme do lënë gjurmë në psikologjinë e artistëve shqiptarë dhe do i ndihmojn ata të dalin jashtë regullave të ngurta të shkollave të Europës lindore figurative.

Artistet e ftuar ne kete edizion ishin:

Takeshi Kubo (Japonia) ku realizoj punimin e tij  te titulluar “Nën hijen e lules”. Vepra e tij  përmban një kub si sinteze e përkufizimit të një microkozmosi. Të gjithë e njohim historinë dhe jemi të informuar mbi rëndësinë që kjo formë e rreptë ka pasur në artet figurative. Skulptori ka mbivendosur në pjesen e sipërme një formë organike të ngjashme me një gjethe duke nënvizuar ritmin që natyra ushtron .
Përmbajta e kësaj forme duket e kodifikuar dhe e mbushur me ndjenja shprehese poetike. Stilistika dhe konceptimi i sipërfaqes me prerjen e diskut jep gjithashtu përshtypjen që autori përdor mjete shprehëse bashkohore të përziera me teknologjinë moderne.

Anna Korver (Zelanda e Re) – Kostelacioni i jugut ose linja e Yjeve.
Vepra e saj është e ndërtuar në formë e një skeme, me linja të cilat drejtohen si tangente në një pike të papërcaktuar në hapësire, duke na percjellë ndjeshmerinë sikur po vallëzojnë me njëra tjetrën, duke ruajtur një harmoni të plotë.
Spektatori tërhiqet në një rrotullim pa kokë dhe fund. Ishte pikerisht ky kostelacioni që drejtonte udhëtarët e detit në metën e caktuar, një simbol me shumë rëndësi në Kulturen Maori.

Klaus Hunsicker (Gjermani).
Skulptura e Artistit Gjerman, e ndarë në dy volume të ndryshme por të ngjashme, rezulton e fortë dhe eksplozive. Linjat ruajnë kokëfortësine e mentalitetit nordik, sipërfaqet e ngurta rrëshqasin nga perdorimi i daltave.Gjuha që perdor Klaus është minimale, format shprehin liri, pastërti dhe rregull, tërhiqen dhe shtyhen duke krijuar energji dhe dinamizëm.

Antonis Myrodias (Greqi).
Ndryshe nga punimet e mëparshme që kanë karekterizuar artin e skulptorit Grek me linja geometrike, në Korçë Myrodias shfaqet me një trajtë pothuajse organike. Volumi ruan paraqitjen dhe përmbush hapesirën duke u lekundur brenda . Vibracionet që sjell siperfaqia e heshtur kërkojnë kumunikim. Dallohen qartë incizimet me te cilat autori kërkon të çorientojnë rregullin duke paraqitur një “status” të ri.

Andrej Mitevski (Maqedonia).
Artisti Maqedonas vjen në Shqipëri për herë të parë, i motivuar nga fqinjësia dhe dëshira për një bashkpunim të ardhshën ndërkufinor.
Pasioni për një prezantim grafik në “Litos” (gure) nënvizohet nga linja të gjata që përshkojnë thuajse të gjithë trupin e skulpturës. Ndërmjet tyre me plane të punuara herë nga daltat dhe herë nga proçeset abrasive, vallëzojnë në një lojë me dritën. Forma është rromb i dalë dhe kjo bën të tingëlloj me mirë kontrasti që krijohet nga aspekte të ndryshme të dites duke ju nënshtruar rrotullimit të diellit.

Vasillaq Kolevica (Shqiperi).
Në aspektin e një artisti i cili zotëron njohuri të thella mbi përpunimin e argjiles dhe qeramikës në Korçë, Vasi ndërhyn në gurë me një skulpturë që përmban elemente simbolike-fetare .
I vëmendeshem në përzgjedhjen e gurit vendas një nga shkallët e ish-Kishës së Shën Gjergjit, e ruajtur me kujdes dhe plot shpresa për një ri-perdorim “in loco”, ai e kthen atë në origjinë duke e vendosur përfundimisht në vendin ku ka lindur.
Linjat janë të kryqëzuara dhe volumi në disa vende shpohet tejpertej duke i dhënë mundësi dritës te depërtoj thellë në errësirë.

Simpoziumi i  nëntë i skulpturës “Korça park 2018” u kurua nga artisti Genti Tavanxhiu, zj Zamira Kita, z.Vladimir Topi dhe zj. Blerina Mali falë mbeshtetjes se plotë të Bashkisë së Korçës dhe kryetarit z. Sotiraq Filo.

Blerina Mali, 2018