Monthly Archives: luglio 2017

Modelimi i Idese nga Skulptoret dhe Arkitektet – Ditet e Padilionit te Korçes (Albania) 10 – 22- July 2017

Ditët e Pavilionit në Korçë përmes Modelimit të Idesë.

 Simpoziumi Nderkombëtar i Arkitekturës dhe i Skulpturës, Korçë 10-22 Korrik 2017

Image may contain: 8 people, people smiling

Ka nisur në qytetin e Korçës edicioni i 8-të i Simpoziumit Skulptura e Parkut 2017.

Këtë herë simpoziumi vjen me një koncept të veçantë, duke i sjellë Korçës frymën Aziatike të gdhendjes së gurit.Festivali do të zhvillohet rreth 12 ditë. I organizuar për tetë vjet me radhë nga Bashkia e Korçës, ky festival i ka sjellë qytetit deri më sot rreth 50 skulptura nga artistët e vendeve të ndryshme të Europës dhe të Botës.

Kuratoret , arkitekti Jurtin Hajro dhe artisti skulptor Genti Tavanxhiu ideuan Simpoziumin e parë te arkitektures në Shqipëri, duke bashkuar arkitektët dhe skulptorët për një produkt unik artistik.
Simpoziumi synon krijimin e skulpturës dhe objekteve të arkitekturës.
Në një nga hapësirat publike të qytetit do të instalohen 5 skulptura dhe 4 struktura të lehta – Pavilionë.
4 Arkitektët  dhe 5 Skulptore do të vendosin llojin e marrëdhënies së tyre profesionale, për të realizuar veprat e tyre të përbashkëta deri në fund të aktivitetit të cilat do jenë në një vend të caktuar në Parkun e qytetit.
Çdo arkitekt do të marrë idenë e skemës nga një skulptor. Dizajni i pavijonit pritet të zërë rrënjë në llojin e lidhjes me skulpturën.
Korça po bëhet pioniere jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, në: – promovimin e vlerave arkitekturore dhe bashkëkohore të artit, duke u shërbyer qytetarëve.
Simpoziumit Ndërkombëtar i Skulpturës së Parkut, kthehet këtë  vit me   një Edizion special dedikuar Artistëve nga Azia e largët , 5 skulptor nga Japonia, Korea e Jugut, Kina dhe Taiwani do jenë personazhet që do të japin kontributin artistik me gdhendjen e skupturave të reja në gur  duke i dhuruar qytetit 5 vepra të reja .

Kei Nakamura vjen nga  Japonia  duke paraqitur Skulpturen me titull “Origjina e gurit”  – tregon formën e valëzimit frymëzuar nga një formë e plaktonit që përfaqëson origjinën e gurit gëlqeror .

Chang Shu-Wei nga Taiwani do realizoj Punimin e tij “Në kujtim të pemës”. Bazuar në konceptin në kërkim të rrënjëve, autori lejon që imazhi i pemës të permbyset. Nëpërmjet skicave të veprave, njerezit udhëheqës  të gjurmojne origjinën që mund të humbase diku në jetë.

Jina Lee nga Korea e Jugut vjen me Operen e saj “Ying & Yang” – frymëzuar nga Ying & Yang . 6 forma organike kombinohen në mes  tyre për të krijuar një formë të unifikuar. Cdo gje në këtë tokë është e lidhur dhe funksionon në një harmoni të përsosur, gjë që rezulton  në një jetë domethënëse.

Chu Jiang nga Kina prezanton  puniin e tij “Soliditet i Zbuluar”, skulptura si qëllim për socializim.

Japonesi Takeshi Kubo  sjell skulpturen  ” Koncepti i hijes dhe i formës” – kjo vepër nuk është bërë nga forma. Ajo përbëhet nga hije, dritë, ajri, që e rrethon atë.

Arkitekti turk , Arman Akdogan paraqitet me ( Pavilion i Ngaterruar) – Pavilioni i ngatërruar është një ndërhyrje arkitektonike e pozicionuar në një park si një prezence e një çështjeje të huaj. Sikur të ishte një meteor  apo një anije kozmike që ka rënë në pyll dhe ka një qëllimin ti bëj  me social perdoruesit  e parkut. Dy shpatet  e  kundërta të drejtimit  të vendeve jane vendosur ballë për ballë për të  përmirësuar ndërveprimin e shikuesve. Hapësira që është krijuar brenda është vendi ku vendosen zonat e veprimtarise dhe ulëset .

Francesca Benedetto nga Italia prezanton Pavilionin (Diorama e jetuar )- Një pavilion që paraqet një rast të ri për qytetin dhe shfaq identitetin dhe kujtesën e Korçës në territorin e saj. Një qytet i njohur mirë për vendet e Mesdheut për historinë dhe peizazhin. Pavilion që ekspozohet në format e tij arkitipike, ndikuar edhe nga tradita dhe vlerat e vendit, përmban një kopësht dhe tregon aktivitete të ndryshme. Arkitektura, Natyra dhe jeta e qytetit do të bashkëjetojnë dhe bashkëveprojnë. Një dioramë e gjallë e aftë të përmbajë një peizazh të jetueshëm të përshtatur nga një strukturë druri

Shqiptari Dorian Tytymçe vjen me Pavilionin (Poshte pemës ) – Në një park të gjelbër, poshtë kurorës se një peme, një strukturë e hapur fton njerëzit të qëndrojnë rreth një vepre arti.  Pavilion poshtë pemës është një strukturë e përbërë nga gjashtë elementë: një pemë dhe pesë “petale”  druri. Këto gjashtë elementë përfaqësojnë përbërësit primitiv të arkitekturës si muri,kollona, shtroja, mbulesa dhe mobilja. Hapësira e krijuar do të shpresimisht mikpret dhe komplementon skulpturën duke ofruar një dhomë të hapur në park.

Hollandesi Martin Sobota ,  paraqet Pavilionin ( Kthim te rrënjët ) –  Degët rriten tani drejt nëntokës, duke kujtuar përsëri të kaluarën, ndoshta identitetin e humbur. Propozimi i këtij pavilioni luan me këtë koncept. Ne propozojmë një pasqyrë e cila do të “kthejë” skulpturën në “Pozicionin e natyror”. Shikuesi do të kthehet prapë në lidhje me mjedisin. Një provokim te shikuesi, një pasqyrim i traditave si bazë e identitetit tonë në jetën bashkëkohore.

Gjatë ditëve të Simpoziumit do të mbahen  konferenza ku do të diskutohen tema të ndryshme rreth skulpturës dhe arkitektures në qendra  të urbanizuara, ku artistë e arkitekte do prezantojnë punimet e tyre duke u ballafaquar me publikut në një debat të hapur  .

Blerina Mali